UBT News

Bayerni nuk është i interesuar për Haalandin, i mjafton Lewandowski

Bayern Munich nuk është i interesuar për transferimin e sulmuesit norvegjez të Borussia Dortmundit, Erling Haaland, përderisa e ka në dispozicion polakun Robert Lewandowski.

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, për gazetën “Bild” ka thënë se Bayerni nuk mendon për Haalandin.

“Nuk e di se nga po dalin këto spekulime. Vetëm mund të them një gjë: Ne kemi futbollistin më të mirë në botë në këtë pozitë. Robert Lewandowski ka kontratë deri në vitin 2023”, ka thënë Rummenigge.

Exit mobile version