UBT News

Bayerni nis bisedimet me Mane e Liverpoolit

Bayern Munich thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Liverpool, Sadio Mane këtë verë.

30-vjeçari po shijon një tjetër sezon të bujshëm për Reds, duke shënuar 20 gola dhe duke dhënë katër asistime në 46 paraqitje në të gjitha garat.

Megjithatë e ardhmja afatgjatë e Manes në “Anfield Road” është vënë në pikëpyetje, pasi sulmuesi ka pak më shumë se një vit të mbetur në kontratën e tij.

Sipas “Sky Sports Neës”, drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, u takua me agjentin e Manes fundjavën e kaluar për të diskutuar një lëvizje të mundshme te gjigantët e Bundesligës.

Raporti shton se Mane nuk është aq shumë i përkushtuar për të ardhmes e tij në Liverpool dhe sulmuesi senegalez është i pakënaqur që bisedimet për kontratën me shokun e skuadrës Mohamed Salah kanë marrë përparësi nga drejtuesit e Merseyside.

Që kur erdhi nga Southamptoni në vitin 2016, Mane ka shënuar 117 gola dhe 47 asistime në 264 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat dhe gjithashtu ka fituar pesë trofe të mëdhenj.

Exit mobile version