Tashmë është edhe zyrtare, Bayern Munich nuk do të jetë pjesëmarrës në Superligën Evropiane.
Ata para pak minutave lëshuan një komunikatë ku treguan vendimin e tyre, vendim që paraprakisht dje e kishte paralajmëruar edhe Karl-Heinz Rummenigge.
“Anëtarët dhe tifozët tanë refuzojnë Superligën Evropiane. Është dëshira jonë si FC Bayern dhe qëllimi ynë që klubet evropiane të jetojnë këtë garë të mrekullueshme dhe emocionuese të Ligës së Kampionëve dhe ta zhvillojnë atë së bashku me UEFA-n. FC Bayern i thotë jo Superligës” – thuhet në komunikatën e klubit gjerman.
Përveq Bayernit, edhe PSG dhe Dortmund i kanë thënë jo krijimit të kësaj Superlige.