Bayerni siguroi kualifikimin për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve në frymën e fundit, duke barazuar 1-1 me Celtic në Mynih, ndërkohë që deri në minutën e katërt të shtesës po humbte 0-1. Në momentin që duket se koha po skonte dhe Bayerni po i humbiste të gjitha shanset, Alphonso Davies arriti të barazonte me një gol të mrekullueshëm që i dha mundësinë gjigandëve të Gjermanisë të kalonin në fazën tjetër.
Atalanta, nga ana tjetër, nuk arriti të kalonte në fazën e 1/8-ave, pasi u mund thellë nga Club Brugge. Pas humbjes 2-1 në takimin e parë, skuadra bergamaske pësoi një tjetër disfatë 3-1 në shtëpi, duke pësuar të gjithë golat gjatë pjesës së parë. Ademola Lookman shkurtoi diferencën për Atalantën në fillim të pjesës së dytë, por humbi një mundësi të madhe për të barazuar, duke dështuar në një 11-metërsh. Më pas, një karton i kuq për Toloit vulosi eliminimin për Atalantën dhe shpresat për kualifikim.
Ndërkohë, Benfica siguroi kualifikimin pas një ndeshje spektakolare kundër Monaco-s. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë, portugezët barazuan 3-3 në ndeshjen e kthimit, duke siguruar një total prej 4-3 që i dërgon në fazën e 1/8-ave./UBTNews/
Rezultatet e mbrëmjes:
- Bayern – Celtic 1-1
- Atalanta – Club Brugge 1-3
- Benfica – Monaco 4-3