Me Yann Sommer gati për t’u larguar nga Gjermania dhe Manuel Neuer jo në më të mirën e tij, Bayern Munih është duke punuar në tregun e portierëve dhe duke vlerësuar profile të ndryshme.
Sipas raportimeve të “Sky Germany”, bavarezët, përveç Giorgi Mamardashvilit nga Valencia, i preferuari i klubit, po ndjekin edhe njëzet e tre vjeçarin Dominik Kotarskin të PAOK-ut të Selanikut, por në listë është edhe ish-portieri i Lazios Lazio Thomas Strakosha.
Reprezentuesi shqiptar sezonin e kaluar ishte pjesë e Brendfortit në Angli, ndërsa e ardhmja e tij mbetet për t’u vendosur gjatë këtij afati kalimtar.