Në një mbrëmje plot gola dhe emocion, gjashtë ndeshje të zhvilluara në orën 21:00 në Champions League ofruan gjithçka, nga goleada e deritanishme te befasi të mëdha. Në Etihad, Manchester City, i cili ishte në krye të lojës me një avantazh të thellë 3-0 deri në minutën e 75-të, përfundoi ndeshjen me një barazim zhgënjyes 3-3 kundër Feyenoordit. Ky rezultat konfirmon krizën që po kalon kampioni i Premier League, i cili tani ka filluar të ndjejë pasojat e një forme të dobët.
Në ndeshjet e tjera, Bayern Munich mposhti Paris Saint-Germain me një fitore të ngushtë 1-0, falë një goli të Kim Min-Jae në minutën e 57-të, pas një ndëshkimi me karton të kuq ndaj Dembelesë të PSG-së. Ky rezultat e lë ekipin francez në një pozicion të vështirë në pjesën e poshtme të grupit.
Interi siguroi një fitore të ngushtë 1-0 ndaj RB Leipzigut, falë një autogoli të Lukebas në pjesën e parë. Barcelona arriti një fitore bindëse 3-0 kundër Brestit, me dy gola të Lewandowskit dhe një të Dani Olmos. Atalanta regjistroi fitoren më të thellë të mbrëmjes, duke mposhtur Young Boys 1-6, ndërsa Arsenali ishte i pafalshëm në fitoren 1-5 ndaj Sportingut, duke vazhduar shkëlqimin e tij në këtë fazë të garës.
Në ndeshjet e tjera, Bayer Leverkusen shkatërroi Salzburgun 5-0, duke treguar forcën e tij në këtë edicion të Champions League./UBTNews/