Bayern Munich ka fituar garën ndaj Liverpoolit e Chelseat për transferimin e mbrojtësit të Leipzigut, Dayot Upamecano në fund të këtij edicioni.
Mediat në Gjermani kanë shkruar të martën se Bayerni ka arritur marrëveshje me Leipzigun për shërbimet e Upamecanos pasi bavarezët janë pajtuar të paguajnë klauzolën e tij të lirimit në vlerë prej 42.5 milionë eurosh.
Upamecano te Bayerni shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen pasi në fund të këtij edicioni do të mbetet pa Jerome Boatengun e David Alaban që do të largohen nga klubi si lojtar të lirë.
Upamecano është njëri prej mbrojtësve më të vlerësuar në Bundesligë dhe këtë edicion ka 25 ndeshje për Leipzigun në të gjitha garat. Te Leipzigu më herët kanë paralajmëruar se në verë Upamecano që ka kontratë deri në vitin 2023 do të largohet nga ekipi.