Kalidou Koulibaly do të largohet nga Napoli gjatë merkatos së verës dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Gjermani.
Për mbrojtësin interesohen shumë klube të mëdha mes të cilëve, së fundmi, është shtuar edhe Bayern Munich.
Klubi bavarez, me largimin e David Alabas është i detyruar të gjejë sa më parë një zëvendësues perfekt për repartin e prapavijës.
Drejtuesit e klubit gjerman kanë piketuar pikërisht 29-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të austriakut, duke nisur kështu edhe kontaktet e para me drejtuesit e klubit Italian për të mposhtur konkurrencën për blerjen e mbrojtësit franko-senegalez.