Bayerni ka arritur të sigurojë kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur të mërkurën mbrëma klubin francez, Lyon.
Tre me zero ishte rezultati final i përballjes së zhvilluar në Lisbonë, transmeton KOHA.
Paraqitje të jashtëzakonshme në këtë takim pati Serge Gnabry, i cili realizoi dy gola.
Në minutën e 18 të ndeshjes ai shënoi një gol shumë të bukur, pas asistimit nga Kimmich.
Kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 33.
E golin e fundit e shënoi sulmuesi polak, Robert Lewandowski dy minuta para përfundimit të kohës së rregullt, pas asistimit nga Kimmich.
Bayerni në finale do të luajë ndaj Paris Saint-Germainit më 23 gusht.
Finalja do të zhvillohet në Estadio da Luz në Lisbonë.