Bayern Munich është rikthyer te fitorja në Bundesliga, ku në xhiron e 16-të ka mposhtur Freiburgun me rezultat 2-1.
Ishte një fitore e vuajtur për bavarezët që në këtë takim vinin pas dy ndeshjeve negative.
Javën e kaluar kampioni në fuqi u mposht 3-2 nga Borussia Moenchegladbach, ndërsa në mesjavë u eliminua nga Kupa e Gjermanisë nga skuadra e Bundesliga 2, Holstein Kiel.
Goli i parë në ndeshje erdhi vetëm pas shtatë minutave lojë, kur Thomas Muller asistoi për mrekulli te Robert Lewandowski i cili realizoi për 1-0.
Me epërsinë minimale të bavarezëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Mysafirët që në këtë takim erdhën pas pesë fitoreve radhazi barazuan gjithçka në minutën e 62-të. Fitoren bavarezëve ia siguroi Thomas Muller me golin e shënuar në minutën e 75-të.
Me këto tri pikë, Bayern shkëputet në krye të tabelës me 36 pikë, katër më shumë se përcjellësi i parë RB Leipzig.