UBT News

Bayern Munich në garë për John Stones, mbrojtësi anglez drejt largimit si lojtar i lirë

Mbrojtësi anglez John Stones pritet të jetë lojtar i lirë këtë verë, pasi Manchester City ka vendosur të mos i ofrojë kontratë të re në fund të sezonit.

Sipas “Daily Mail”, Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të 31-vjeçarit, ndërsa interesim për të kanë shfaqur edhe disa klube nga Italia dhe Liga Premier. Gazetari Fabrizio Romano raporton se Stones është ofruar te Bayern Munichu, si dhe te disa klube të tjera evropiane, teksa e ardhmja e tij mbetet ende e hapur.

Stones, i cili ka 87 paraqitje me kombëtaren e Anglisë, ishte përmendur edhe më herët si objektiv i Bayernit, por situata ndryshoi pas vendimit të Manchester Cityt për të mos i rinovuar kontratën.

Bayern Munich synon të përforcojë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar veror, ndërsa mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e klubit gjerman do ta konsiderojnë anglezin si përforcimin e duhur për sezonin e ardhshëm.

Exit mobile version