Bayern Munich është në kërkim të përforcimeve të reja për sezonin e ardhshëm dhe tani ka hedhur sytë nga Spanja.
Emrat të cilët po flitet se bëjnë pjesë në listën e bavarezëve janë mesfushori i Real Sociedadit, Martin Zubimendi dhe mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo. Për këtë të fundit, 36 herë kampionët e Gjermanisë kërkuan informacion edhe në merkaton e janarit.
Araujo siç dihet është një nga lojtarët kyç te katalunasit, por megjithatë çdo gjë mund të ndodhë. Me Barcelonën që prej vështirësive financiare edhe mund të bindet ta pranojë një ofertë prej 100 milionë eurosh nga Bayern Munich.
Ndërkohë sa i përket Zubimendit, bëhet fjalë për një lojtar që po tërheq vëmendjen e klubeve të ndryshme evropiane dhe është nën shënjestrën e Juventus e Milan gjithashtu. Spanjolli ka një klauzolë prej 60 milionë euro dhe te Bayern po e studiojnë mënyrën e transferimit të 25-vjeçarit.
Vendimtare në këtë tratativë mund të rezultojë emërimi i Xabi Alonsos te bavarezët me trajnerin spanjoll që e njeh mirë mesfushorin pasi e ka trajnuar në kohën kur ishte në krye të Real Sociedad B./UBTNews/