Agjenti i Fikayo Tomorit, Viktor Kolar paralajmëroi drejtuesit e Milanit se Bayern Munich ka shprehur interesim për klientin e tij.
Qendërmbrojtësi anglez ishte një nga pikat kyçe e sezonit fitues të Scudettos së kuqezinjve në 2021/22, dhe ai ka vazhduar të jetë një lojtar kryesor i skuadrës në edhe pse lëndimet e kanë ndjekur vazhdimisht atë këtë sezon.
Tomori humbi nëntë ndeshje radhazi të Serie A këtë sezon për shkak të një lëndimi në muskul, por ai është afër arritjes së formës së plotë, pasi startoi në fitoren 1-0 të Milanit ndaj Empolit fundjavën e kaluar. Ai mungoi dukshëm në skuadrën e Anglisë të Gareth Southgate për miqësoret kundër Brazilit dhe Belgjikës.
Duke folur përmes “Calciomercato.com”, Kolar diskutoi të ardhmen e Tomorit dhe pozicionin e tij aktual në Milano.
“Ai është besnik dhe nuk dëshiron të ikë nga Milani, veçanërisht sepse klubi nuk ka bërë shumë mirë këtë sezon. Milani është një klub shumë i mirë, por Tomori ka potencialin për të bërë një hap përpara në të ardhmen. Nëse ai është fizikisht i aftë, ai do të jetë një mbrojtës i kërkuar absolutisht kudo”, deklaroi agjenti i lojtarit.
Në afatin kalimtar të janarit, Bayern Munich thuhet se kërkoi Tomorin, përgjigja e Milanit ishte e qartë, mbrojtësi nuk ishte në shitje.
Sipas “Calciomercato.com”, thuhet se Tomori është në listën e gjigantit gjerman përpara afatit kalimtar të verës, por ai nuk konsiderohet si prioritet në këtë fazë.
Kuqezinjtë nuk janë të interesuar të shesin anglezin 26-vjeçar, por do të ishin të gatshëm të pranonin oferta mbi 30 milionë euro. Ai ka kontratë me klubin deri në qershor 2027./UBTNews/