UBT News

Bayern Munich i vendosur për mbrojtësin, gati oferta për transferimin e tij

Drejtuesit e Bayern Munich tanimë janë të vendosur përfundimisht dhe janë fiksuar pas mbrojtësit të Barcelonës, Ronald Araujo. Bavarezët tentuan ta transferonin uruguajanin edhe në merkaton e janarit, mirëpo nuk ia dolën në dimër, ndërsa do të rikthehen në verë, këtë herë me një ofertë e cila do t’i bindte për një marrëveshje katalanasit.

Sipas asaj që raporton “Marca”, drejtuesit e Bayern kanë informuar tashmë spanjollët për objektivin “Araujo”. Madje janë të gatshëm të ofrojnë plot 100 milionë euro për lojtarin 25-vjeçar.

Në anën tjetër, shuma e ofruar nga gjermanët e vendos Barcelonën në pozitë të vështirë duke ditur problemet financiare të tyre. 100 milionë euro është një shifër e cila thyen gjithashtu edhe dëshirën e Araujos për të vazhduar në Spanjë me Barçën, pasi klubi në këtë rast do ta përcillte pa shumë keqardhje mbrojtësin./UBTNews/

Exit mobile version