UBT News

Bayern Munich i vendos ultimatum Alphonso Daviesit

Bayern Munich nuk e ka ndërmend të presë më gjatë Alphonso Davies, që të vendos përfundimisht për të ardhmen e tij. Mbrojtësi kanadez ka kontratë deri në 2025 me bavarezët.

Ai deri tani ka refuzuar ofertat e rinovimit, ndërkohë që Real Madridi ka nisur hapat e para për të siguruar shërbimet e futbollistit, dëshirë që e ka shprehur publikisht edhe menaxheri i futbollistit.

33 herë kampionët e Gjermanisë i kanë ofruar 23-vjeçarit një ofertë të re deri në 2029. Nga e cila do të përfitojë rreth 14 milion euro neto në sezon.

Drejtuesit e Bayernit, të lodhur nga lojërat e Davies, i kanë vënë ultimatum atij. Lojtari ka një javë kohë për të marrë vendimin final. Nëse do të rinovojë apo jo.

Në lidhje me këtë çështje foli edhe drejtori sportiv, Max Eberl: “Bisedimet vazhdojnë prej një kohe të gjatë, por u ndërprenë gjatë verës së kaluar. Në vijojmë të punojmë në lidhje me rinovimin. Real Madrid? Askush nuk na ka kontaktuar. Le të themi se i kemi bërë Davies një ofertë konkrete, që tregon gjithë mirënjohjen tonë. Në një moment të caktuar të jetës duhet të thuash po ose jo”.

Ndërkohë kanadezi kërkon 20 milionë euro neto në sezon nga kontrata e re. Nëse rinovimi nuk vjen, atëherë Bayerni do të detyrohet ta shesë në verë, për të mos e humbur me parametra zero në vitin 2025.

Çmimi i kartonit vlerësohet rreth 50 milionë euro, duke llogaritur që i ka mbetur edhe një vit kontratë me Bayernin, skuadër ku luan prej janarit të vitit 2019./UBTNews/

Exit mobile version