Ylli i RB Leipzig, Dayot Upamecano, mund të largohet në verë për 40 milionë euro.
Bayern Munich janë ende favoritë për të nënshkruar me mbrojtësin e RB Leipzig, raporton “TZ”.
Chelsea është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për mbrojtësin, por Bayern janë duke i prirë garës për shërbimet e tij.
Kontrata aktuale e Upamecanos me RB Leipzig skadon në vitin 2023, por ai ka një klauzolë prej 40 milionë eurosh, që e lejon atë të largohet nga klubi gjerman këtë verë, në fund të edicionit 2020/21.