Largimi i Alphonso Davies nga Bayern Munich tanimë konsiderohet i sigurt në verë. Lëndimet e rëndomta dhe paraqitjet nën pritshmëri e kanë bindur bordin e gjermanëve për të mos vazhduar rezistencën ndaj pretendimeve të “raketës” kanadeze.
33 herë fituesit e Bundesliga-s janë hedhur në arrati për të gjetur zëvëndësuesin e tij. Bëhet fjalë për francezin e Milan, Theo Hernandez. Rosonerët e shohin 26-vjeçarin si një nga lojtarët kryesorë, por borxhet e mëdha ekonomike kanë bërë që ata të mos gjejnë zgjidhje tjetër përpos largimit me kosto të kënaqshme.
Fillimisht thuhej se Milan nuk donte as të dëgjonte oferta të cilat ishin më pak se 100 milionë euro, mirëpo tani bëhet e ditur se ata kanë ulur pretendimet e tyre, pra kërkojnë rreth 70 milionë euro.
Kontrata e Theo Hernandez me Milan mbaron verën e vitit 2026 dhe në tregun e transferimeve vlersohet me 55 milionë euro./UBTNews/