Përveç Kylian Mbappe, Real Madrid ka gati një tjetër përforcim në radhët e tyre për sezonin e ardhshëm.
Bëhet fjalë për anësorin e Bayern Munich, Alphonso Davies. Kanadezi deri më tani ka refuzuar propozimet për rinovim. Gjë që detyron bavarezët ta shesin në verë te “Los Blancos” në mënyrë që mos ta humbasin me parametra zero në fund të sezonit.
Sipas Nedal Huoseh, i cili njëkohësisht është edhe menaxheri i lojtarit ka thënë kohë më pare se dëshira e vjetër e lojtarit të tij është të luaj në “Santiago Bernabeu”.
“E duan në Premier League, por edhe Reali e pëlqen. Është normale që gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë. Alphonso bisedon çdo ditë me David Alaba, me të cilin ka krijuar një miqësi të madhe gjatë periudhës që luanin bashkë te Bayerni”, ka thënë ai.
Bavarezët nuk janë dorëzuar ende në lidhje me rinovimin e kontratës së 23-vjeçarit, por në të njëjtën kohë kanë edhe një emër në listë në rast të largimit të tij.
I përzgjedhuri i bavarezëve është Andrew Robertson, i cili aktivizohet te Liverpool prej vitit 2017. Me The Reds ai ka fituar gjithçka dhe mund të tundohet nga ideja për të provuar një eksperiencë të re./UBTNews/