UBT News

Bayern gati ta spastrojë skuadrën në verë

Bayern Munich nuk po kalon një sezon të suksesshem, përkundrazi skuadra e Thomas Tuchel humbi Superkupën e Gjermanisë, tashmë është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë dhe është tetë pikë prapa Bayer Leverkusen që kryeson në Bundesliga. Për këtë arsye klubi po planifikon të ardhmen dhe së shpejti do të fillojë një proces ndryshimesh, i cili do të përfshijë marrjen e disa vendimeve të pakëndshme.

Sipas raportimeve të medieve gjermane, një nga prioritetet do të jetë gjetja e një trashëgimtari për Alaba-n, i cili nuk është zëvendësuar që kur u shit te Real Madrid. Mungon një lider në mbrojtje pasi që Upamecano dhe Kim Min-Jae nuk kanë bindur drejtuesit ndërsa De Ligt nuk është një zgjidhje e vlefshme për trajnerin aktual të bavarezëve, i cili e ka të tretin në listë. Kimmich është gjithashtu i vetëm në mesfushë dhe ka nevojë për dikë që ta mbështesë.

Në sezonin e ardhshëm përveç Kimmich edhe 4 lojtarë të tjerë janë të paprekshëm deri më sot, i pari është Harry Kane, i cili u ble nga Tottenhami në verë dhe ka shënuar 25 gola në 22 ndeshje të Bundesligës. Të tjerët që njihen si të domosdoshëm janë Manuel Neuer, Thomas Muller dhe Jamal Musiala./UBTNews/

Exit mobile version