E ardhmja e Oleksandr Zinchenko mund të jetë larg Londrës. Ukrainasi që aktualisht luan për Arsenalin, ka përfunduar në radarët e dy klubeve që janë të gatshme t’i përmbushin kërkesat e “Topçinjve” për lojtarin.
Siç raportojnë mediat angleze, Newcastle është një nga skuadrat e interesuara, ku trajneri Eddie Howe aktualisht po kërkon një anësor të majtë duke qenë se Burn, Targett e Hall nuk po bindin, dhe në anën tjetër, Bayerni në Bundesligë, të cilët po kërkojnë të zëvendësojnë Alphonso Davies, i destinuar për t’u bashkuar me Real Madrid-in gjatë verës.
Aktualisht 27-vjeçari, është jashtë fush për shkak të një problemi në pulpë. Mirëpo ai është një nga titullarët e skuadrës së Artetës, edhe pse ka marrë disa kritika për lojën e tij në fazën mbrojtëse.
Kjo e bën të pasigurt të ardhmen e tij në Londër. Megjithatë, për ta rrëmbyer nga Arsenali do të nevojiten rreth 45 milionë euro./UBTNews/