Bayern Munich dhe Chelsea përballen sot në Allianz Arena në ndeshjen hapëse të fazës së ligës në Champions League, një duel që rikthen kujtimet e finales së vitit 2012, të fituar nga londinezët.
Bavarezët nën drejtimin e Vincent Kompany, e kanë nisur sezonin në formë të shkëlqyer duke shënuar mesatarisht gati katër gola për ndeshje.
Ata do të zbresin në fushë pa Alphonso Davies, Jamal Musiala, Raphaël Guerreiro dhe Hiroki Ito, por me Harry Kane si pikë referimi në sulm.
Chelsea, i rikthyer në garën më të madhe evropiane pas një sezoni mungese, synon surprizën në Mynih. Trajneri Enzo Maresca ka përforcuar skuadrën gjatë verës, por e di se shorti i vështirë e bën misionin të komplikuar.
Në pesë përballjet e fundit direkte, Bayern ka fituar katër herë, ndërsa Chelsea vetëm një dhe ndeshja nis në orën 21:00 në Mynih.
Këto janë formacionet e mundshme:
Bayern: (4-2-3-1): Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Stanišić; Kimmich, Pavlović; Olise, Gnabry, Díaz; Kane.
Chelsea: (4-2-3-1): Sánchez; James, Chalobah, Adarabioyo, Cucurella; Caicedo, Fernández; Estêvão, Palmer, Neto; Pedro./S.K/KP/