Baton Zabërgja ka qenë protagonist i fitores së Metalist Kharkiv, duke realizuar dy gola në triumfin 3:0 ndaj Zorya Luhanskit.
Sulmuesi i Kosovës shënoi golin e dytë në minutën e 54-t, ndërsa vetëm 11 minuta më vonë realizoi edhe golin e tretë të skuadrës së tij.
Zabërgja luajti deri në minutën e 76-të, ndërsa në këtë ndeshje u aktivizua edhe Ermir Rashica, i cili hyri në lojë në minutën e 62-të.
Këto ishin dy golat e parë të Zabërgjës në edicionin e ri të kampionatit ukrainas. Ai ka kontribuar edhe në Kupën e Ukrainës, ku ka regjistruar një gol dhe dy asistime.
Një paraqitje e madhe për Zabërgjën, i cili po e nis sezonin duke lënë gjurmë te Metalist Kharkiv.
D.L
