Interi ka njoftuar se Alessandro Bastoni ka zgjatur kontratën e tij deri në qershor 2028.
“FC Internazionale Milano njofton se ka arritur një marrëveshje me Alessandro Bastonin për të zgjatur qëndrimin e tij në klub”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Interit.
Mbrojtësi 24-vjeçar ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2028. Bastoni ka shënuar katër gola në 164 paraqitje me zikaltërit.
Ai iu bashkua klubit në vitin 2019 nga Atalanta për 30 milionë euro.
23 vjeçari ishte lidhur më parë me Tottenhamin dhe Manchester Cityn, por prioriteti i tij ka qenë gjithmonë të zgjasë lidhjen me Nerazzurrët.
Marrëveshja e tij e mëparshme në Stadio Meazza do të skadonte në qershor 2024.