UBT News

Basketbolli kosovar në lëvizje, afati veror sjell ndryshime të mëdha

Afati kalimtar veror në basketbollin kosovar ka sjellë një numër të konsiderueshëm lëvizjesh, me skuadrat e ProCredit Superligës që kanë bërë ndryshime të rëndësishme në përbërjet e tyre për sezonin e ri.

Peja është skuadra që ka regjistruar më së shumti basketbollistë gjatë këtij afati kalimtar, duke synuar të ndërtojë një ekip konkurrues për sezonin e ri.

Një prej lëvizjeve më të veçanta është rikthimi i Edmond Azemit te Sigal Prishtina. Në moshën 45-vjeçare, Azemi rikthehet te klubi me të cilin ka shkruar një pjesë të rëndësishme të historisë së basketbollit kosovar.

Ndryshime ka edhe në basketbollin e femrave. Bashkimi ka regjistruar dy basketbolliste të huaja, duke e përforcuar skuadrën për sezonin e ri dhe duke synuar rezultate më të mira në garat vendore.

Afati kalimtar ka sjellë lëvizje të shumta te klubet kosovare, ndërsa vëmendja tashmë është te sezoni i ri dhe mënyra se si përforcimet e reja do të ndikojnë në garën për trofetë e basketbollit kosovar.

D.L

Exit mobile version