UBT News

Basketboll, Kosova përballet me Sllovakinë dhe Islandën

Kombëtarja e Kosovës në basketboll të hënën në ora 15:00, do të udhëtojë për në Vjenë, prej nga më pas do të niset për në Bratislavë të Sllovakisë në “Bubble” të Dritares së Dytë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2023.

Stërvitjet do t’i zhvillojë nga data 24 nëntor, në ditën në të cilën i gjithë delegacioni do të testohet për herë të tretë, pas dy herëve që janë testuar në Prishtinë më 16 dhe 21 nëntor, gjithnjë duke u bazuar në protokollin e FIBA-s për Covid-19.

Kosova do të përballet me Sllovakinë më 26 nëntor, derisa dy ditë më vonë (28 nëntor) përballet me Islandën.

Dardanët janë liderë të grupit, ku në muajin shkurt të këtij viti shënuan fitore ndaj Islandës dhe Luksemburgut.

Lista

1. Drilon Hajrizi – Kapiten;

2. Edmond Azemi;

3. Alban Veseli;

4. Altin Morina;

5. Arian Qallaku;

6. Musab Mala;

7. Mikaile Tmusiq;

8. Urim Zenelaj;

9. Leonard Mekaj;

10. Erjon Kastrati;

11. Fisnik Rugova;

12. Valon Bunjaku;

13. Meriton Ismaili.

Exit mobile version