Edicioni i ri i Superligës së Kosovës në basketboll ka arritur tashmë deri në xhiron e katërt të saj dhe nuk po mungojnë ballafaqimet mjaftë interesante ndërmjet titanëve të basketbollit vendor.
Dy rivalët e vjetër, Trepça dhe Sigal Prishtina tashmë kanë dhënë sinjale të fuqishme se do të jenë aty në garë të ngushtë për titullin e kampionit, ndërkohë që më dobët sezonin e ka nisur Golden Eagle Ylli.
Trepça është lidere e tabelës me shtatë pikë, aq sa kanë edhe Sigal Prishtina dhe Bashkimi prapa saj, ndërsa e katërta është Peja me gjashtë pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
Proton Cable Prizreni dhe Istogu mbajnë pozitat pesë dhe gjashtë me nga pesë pikë, ndërsa Golden Eagle Ylli dhe Vëllaznimi e kompletojnë renditjen tabelare me nga katër pikë.
Çiftet e xhiros së pestë që zhvillohen më 21 dhe 22 tetor janë këto:
Sigal Prishtina-Bashkimi
Peja-Sitogu
Vëllaznimi-Golden Eagle Ylli