Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin 2024-25 në Superliga Meshkujt. Kampionia aktuale e Kosovës, Trepça në xhiron e parë do të ndeshet me Bashkimin, kurse në javën e parë do të ndeshen Vëllaznimi me Pejën, Proton Cable Prizreni me Sigal Prishtinën, si dhe Bora me Golden Eagle Yllin.
Finalistët e fundit të Play-offit Trepça do të ndeshet me Golden Eagle Yllin në xhiron e dytë, ku në këtë xhiro është derbi i parë prishtinas Sigal Prishtina-Bora, kurse në javën e tretë është derbi tjetër i qytetit Proton Cable Prizreni-Bashkimi.
Në xhiron e katërt është derbi Trepça – Sigal Prishtina, në të pestin Sigal Prishtina – Peja dhe të gjashtin Trepça – Peja.
Edicioni i ri do të fillojë më 14/15 shtator, që pritet të jetë njëri nga më interesantet në vitet e fundit.