UBT News

Bashkimi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit për shkak të vizave

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit, e paraparë të zhvillohet të martën nga ora 20:00, në kuadër të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se nuk mund të udhëtojë drejt Anglisë, pasi anëtarët e ekipit ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me pajisjen me viza.

Sipas njoftimit zyrtar, klubi ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme, por çështja e vizave vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Për këtë arsye, Bashkimi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për caktimin e një date të re, që do t’i mundësonte skuadrës të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të zhvillojë ndeshjen.

D.L

Exit mobile version