Të drejtën e tij për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kandidati për kryeministër të Shqipërisë nga Partia Demokratike, Lulzim Basha i cili pasi hodhi votën tha se sot është ditë historike kur qytetarët e Shqipërisë me fuqinë e votës së tyre do votojnë për të ardhmen që ata dëshirojnë.
Ai ka ftuar të gjithë shqiptarët që të dalin dhe të votojnë masivisht duke thënë se sot është dita e qytetarëve e demokracisë dhe Shqipërisë.
“Sot është një ditë e mrekullueshme për vendin tonë është një ditë historike është dita kur të gjithë ne kemi fuqinë në dorën tonë të gjithë shqiptarët kanë fuqinë në dorën e tyre të gjithë ju keni në duar fuqinë tuaj për fëmijët tuaj, për familjen tuaj, për vendin, për kombin. Sot është dita të dilni dhe të votoni masivisht. Të dilni dhe të bëni me votën tuaj të mundur të ardhmen që dëshironi për të ardhmen për familjet tuaja dhe për vetën tuaj, sot është dita e Shqipërisë, është dita e demokracisë dilni masivisht dhe hidhni votën tuaj. Jam i lumtur që votën time e kam hedhur sot në pranin e votuesve për herë të parë këtu në lagjen ku kam lindur dhe ku jam rritur dhe i bëjë thirrje çdo vajze dhe çdo djali, çdo burri dhe çdo gruaje dilni masivisht dhe votoni kjo është dita juaj, e demokracisë dhe Shqipërisë“, tha Basha.