UBT News

​Barella i përfshirë në skandalin e basteve? Reagon ylli i Interit

Nicolo Barella i është përgjigjur ashpër atyre që duan ta fusin atë në listën e emrave të përfshirë në skandalin e basteve në Itali.

Ylli i Interit ishte përmendur nga burimi i Fabrizio Corona’s, Maurizio Petra (daja i ish-lojtarit të Interit Antonio Esposito), në një intervistë me “La Veritan”, se ishte i përfshirë në skandalin e basteve.

Ndërkaq, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Barellas, i cili në Instagram postoi një foto duke cilësuar palaço “La Veritan”.

“Nga një gazetë që quhet “LaVerita”, dikush pret më shumë seriozitet. E vërteta e vetme është që ju jeni palaço. Kam qëndruar i qetë për një kohë të gjatë, pavarësisht gjithçka që kam lexuar për mua. Nuk më kanë pëlqyer kurrë bastet, lëre të vë bast në punën që e bëjë. E vetmja gjë që më intereson është t’i mbroj vajzat e mija dhe familjen time nga kjo. Prandaj do të marr masa ligjore nga sot”, shkroi Barella.

Exit mobile version