Klubi spanjoll Barcelona ka vendosur se kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale. 24 janari është data kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale për ekipin e Barcelonës.
Ky vendim është marr nga bordi të enjten, teksa në dispozicion ishin dy data, 17 janari dhe 24 janari, e që u vendos për këtë të dytën.
“Gjatë javëve të ardhshme kalendari përfundimtar zgjedhor do të zyrtarizohet, si dhe vendet dhe logjistika e të gjithë procesit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Barcelona.
Zgjedhjet vijnë si shkak i dorëheqjes së presidentit të kaluar, Bartomeu, që pas presioneve të shumta dhe novelën “Messi-Bartomeu”, vendosi të tërhiqet nga karrigeja e Presidentit të klubit katalunas. Presidenti i ardhshëm do të ketë vetëm një javë në dispozicion për të bërë lëvizje në afatin kalimtar, teksa afati kalimtar dimëror hapet më 4 janar dhe përfundon me 1 shkurt./UBTNews