UBT News

Barcelona “sytë” kah Haaland

Ekipi i Barcelonës si duket dëshiron që me zgjedhjen e presidentit të ri, të fillojë të bëj zgjedhje edhe për fazën e sulmit. Të paktën kështu është duke u raportuar për interesimin e blaugranëve për një nga yjet e skuadrës së Dortmundit.

Bëhet fjalë për Erling Braut Haaland, sulmuesin 20 vjeçar të Borussia Dortmundit, i cili është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme kohëve të fundit, me paraqitje super të mira në Ligën e Kampionëve dhe Bundesliga.

Barcelona është duke e monitoruar lojtarin, ani pse tani është duke u përgatitur për zgjedhje të brendshme, pasi që sulmuesin e shohin si zgjidhjen perfektë për repartin e sulmit.

Shumë klube janë të interesuara për lojtarin, ndër ta edhe Real Madridi që njëkohësisht është i interesuar për super yllin, Kylian Mbappe, e që këtë situatë po tenton ta shfrytëzoj Barcelona.

Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, tre kandidatët për president të klubit katalunas kanë kontaktuar me lojtarin norvegjez, përderisa çmimi i lojtarit mendohet të jetë rreth 100 milionë euro.

Zgjedhjet në klubin e Barcelonës mbahen më 24 janar, pas dorëheqjes së Joseph Maria Bartomeut, e që pas zgjedhjes së presidentit, gjithçka do të bëhet e qartë nëse Barcelona do të hidhet në aksion për Haaland apo jo./UBTNews

Exit mobile version