UBT News

Barcelona shpartalloi 7-1 Valencian, Hansi Flick: Një ndeshje e jashtëzakonshme

Barcelona ka regjistruar një fitore spektakolare 7-1 ndaj Valencian në La Liga, duke mbajtur vendin e tretë në klasifikim dhe duke forcuar besimin në skuadër. Trajneri Hansi Flick lavdëroi paraqitjen e ekipit, duke e cilësuar ndeshjen si “të mrekullueshme” dhe duke theksuar përfshirjen e plotë të lojtarëve në manovrën e ekipit.

“Ne e filluam takimin të fokusuar. Mënyra se si i shënuam këta gola ishte fantastike. Ishte një lojë e mrekullueshme. Të gjithë ishin shumë të përfshirë në manovër dhe luajtën në mënyrë të përsosur”, tha Flick pas ndeshjes.

Përsa i përket paraqitjes së portierit Szczesny, ai theksoi: “Me Szczesny në portë nuk kemi humbur kurrë”, dhe për Iñaki theksoi se “nuk është situata më e mirë, por ky është futbolli.”

Flick përmendi gjithashtu rëndësinë e kësaj fitoreje për skuadrën, që tani ka më shumë besim për ndeshjet e ardhshme. “Ky është futbolli. Vendimet duhet të merren. Ne jemi profesionistë dhe kjo është puna jonë. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi ai./UBTNews/

Exit mobile version