UBT News

Barcelona shkarkoi trajnerin Ronald Koeman

Barcelona ka shkarkuar trajnerin Ronald Koeman 14 muaj pasi mori këtë detyrë. Barça mori vetëm 15 pikë në dhjetë ndeshje në La Liga dhe ka humbur dy herë në fazën e grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Barcelona pësoi humbje mbrëmë nga Rayo Vallecano ku përveç rezultatit edhe loja e katalunasve linte shumë për të dëshiruar.

Barcelona renditet në vendin e nëntë në tabelë./UBTNews

Exit mobile version