UBT News

Barcelona shënjestron sulmuesin e Manchester United

Mason Greenwood ka rënë në radarët e skuadrës së Barcelonës për merkaton e verës.

22-vjeçari pas lirimit nga akuzat për tentativë përdhunimi, konsiderohet nga Barcelona si një opsion me kosto të ulët për të forcuar repartin e sulmit.

Sipas mediave spanjolle, katalanasit tashmë kanë ndërmarrë disa hapa për të nisur negociatat me Manchester United dhe agjentin e futbollistit.

Anglezi ka tërhequr vëmendjen e Barcelonës, e cila tanimë është në kërkimin e një sulmuesi me një çmim të volitshëm dhe drejtuesit synojnë të përmirësojnë anën e majtë të këtij reparti, rol në të cilin mund të luajë Greenwood, megjithëse pozita e tij natyrale është ana e djathtë apo edhe si qendërsulmues klasik.

Lojtari aktualisht aktivizohet në LaLiga, te Getafe dhe kontrata e tij me Manchester United skadon në vitin 2025 dhe për këtë arsye “Djajtë e Kuq” do ta lënë atë të largohet në verë, duke shmangur kështu humbjen e lojtarit me parametra zero./UBTNews/

Exit mobile version