UBT News

Barcelona shënjestron Sterlingun, City i gatshëm të shesë anglezin

Citizens raportohet se i kanë bërë të ditur lojtarit se është i lirë që të kërkojë një aventurë të re.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Sterling tashmë është në radarin e skuadrës katalunase dhe marrëveshja mund të realizohet pas Kampionatit Evropian.

Pep Guardiola po kërkon largimin e disa lojtarëve, në mënyrë që të financojë transferimin e Harry Kane.

Lojtari 26 vjeçar mund të pranojë kalimin në Camp Nou, duke ditur se do e ketë shansin të luajë edhe me njërin ndër lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messin.

Nga Barcelona në këtë verë mund të largohen edhe lojtarë si Philippe Coutinho, Miralem Pjanic dhe Samuel Umtit, e që do e mundësonin më lehtë marrëveshjen me Sterlingun.

Exit mobile version