Klubi spanjoll i futbollit Barcelona është nën hetim zyrtar nën dyshimet për ryshfet në një hetim që përfshin dy dekada aktivitete në komitetin e arbitrave të vendit, sipas një dokumenti gjyqësor të publikuar nga “Reuters” të enjten.
Gjykatësi hetues Joaquin Aguirre Lopez tha më herët në shtator se Barcelona mund të ketë përfituar nga “korrupsioni i mundshëm sistemik”. Në një deklaratë në shkurt, Barcelona mohoi çdo pretendim për shkelje ligjore në këtë aspekt.
Në mars, prokurorët paraqitën një ankesë për pagesat e pretenduara prej më shumë se 7.3 milionë euro gjatë 17 viteve për firmat në pronësi të Jose Maria Enriquez Negreira, i cili ishte nënkryetar i komitetit të arbitrave të federatës së futbollit (CTA) nga 1993 deri në 2018.