Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit gjerman Karim Adeyemi, i cili është përforcimi më i ri i skuadrës katalanase.
24-vjeçari ka firmosur një kontratë afatgjatë me Barcelonën, e vlefshme deri në qershor të vitit 2031, duke i dhënë fund aventurës së tij te Borussia Dortmundi.
Gjatë qëndrimit te klubi gjerman, Adeyemi zhvilloi 146 ndeshje në të gjitha garat, duke regjistruar 36 gola dhe 25 asistime. Me shpejtësinë, aftësitë në duelet një kundër një dhe fleksibilitetin në repartin ofensiv, ai konsiderohet një përforcim i rëndësishëm për ekipin katalanas.
Në nivel ndërkombëtar, Adeyemi është pjesë e përfaqësueses së Gjermanisë që nga viti 2021. Deri më tani ai ka zhvilluar 11 paraqitje me fanellën e kombëtares, ndërsa synon të vazhdojë rritjen e tij edhe në skenën ndërkombëtare.
Me afrimin e Adeyemit, Barcelona shton një tjetër armë në repartin ofensiv, duke vazhduar ndërtimin e skuadrës për sezonet e ardhshme me synimin për të rikthyer dominimin në Spanjë dhe në Evropë.
D.L
