Gjiganti i La Ligas, Barcelona e sheh trajnerin argjentinas, Marcelo Gallardo si zëvendësim ideal të Xavi Hernandez.
Sipas një raportimi nga “Todo Fichajes”, Xavi Hernandez është nën presion pas rezultateve të fundit negative të Barcelonës, dhe tani Barcelona po e konsideron 46 vjeçarin argjentinas, Marcelo Gallardo si zëvendësimin ideal të trajnerit aktual.
Marcelo Gallardo është një ish-mesfushor ofansiv i cili u paraqit për Argjentinën në nivel kombëtaresh, e po ashtu ishte pjesë e disa klubeve të njohura, përfshirë këtu River Plate dhe Paris Saint-Germain.
Gallardo filloi karrierën e trajnerit me klubin uruguaian, Nacional, por argjentinasi bëri bujë që prej se iu bashkua River Plate para tetë vitesh.
Gallardo ka fituar 14 trofe me gjigantin argjentinas, duke përfshirë këtu edhe Primera Division vitin e kaluar.
Por, koha e Gallardos te River Plate do të përfundoj këtë vit, ku 46 vjeçari e bëri zyrtare largimin e tij në fund të këtij edicioni pas plot tetë vitesh te klubi.
Sidoqoftë, argjentinasi mund të mos mbesë pa punë edhe shumë gjatë, pasi që thuhet se Barcelona mund të kontaktojë me të për ulësen e trajnerit në “Spotify Camp Nou”.