Barcelona raportohet se është duke përgatitur një padi kundër Atletico Madridit, në lidhje me huazimin e Antoine Griezmann që do të bëhet një transferim i përhershëm verën e ardhshme.
Griezmann u kthye te Atletico në merkaton e verës në vitin 2021, duke iu bashkuar ekipit të Diego Simeones në një marrëveshje huazimi dyvjeçare e cila ka të ngjarë të bëhet një transferim permanent prej 40 milionë eurove.
Sulmuesi ishte një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm i ekipit të parë sezonin e kaluar, por në fillim të kësaj fushate gjërat kanë ndryshuar mjaft shumë.
Në çdo ndeshje të deritanishme, Griezmann është inkuadruar në lojë nga minuta e 60-të, duke përfshirë të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve, kur ai shënoi golin e fitores kundër Portos.
Kjo për faktin se huazimi i tij përfshin një klauzolë që Atletico do të duhet të paguajë vetëm 40 milionë euro nëse Griezmann është i përfshirë në gjysmën e ndeshjeve të ekipit, por kjo do të thotë të luajë të paktën gjysmën e çdo ndeshjeje.
Megjithatë, sipas “SPORT”, Barcelona e ka njoftuar tashmë klubin madrilen se beson se tashmë i kanë borxh paratë për transferimin e Griezmann.
Raporti thotë se skuadra e Joan Laportas po përgatit një padi nëse rivalët e tyre nuk i paguajnë ata për transferimin e përhershëm, gjë që mund të jetë një problem për Atleticon.