UBT News

Barcelona nuk heq dorë nga Olmo

Griezmann te Barça u zëvendësua nga holandezi, Luke De Jong, por dëshira e drejtuesve blaugranë ishte mesfushori me tipare sulmuese i përfaqësues spanjolle, Dani Olmo, për të cilin Barça nuk arriti dot akordin me Leipzig.

58 milionë euro, plus 17 të tjera në formë bonusesh ofroi katalanas për Dani Olmon për një total prej 75 milionë eurosh, ofertë që u refuzua nga gjermanët e Leipzig të cilët shpenzuan 22 milionë euro për ta marrë nga Dinamo e Zagrebit, 23-vjeçarin në janar të vitit të kaluar.

Gjithsesi Barcelona nuk ka hequr dorë nga futbollisti i cili ka dalë pikërisht nga kantera katalanase por u largua shumë i ri në Kroaci te Dinamo e Zagrebit për t’u zhvilluar më tepër.

Sipas mediave spanjolle blaugranat do t’i rikthehen pistës Olmo në merkaton e janarit me një ofertë të re më të lartë në aspektin ekonomik që mund të tundojë Leipzig.

Vetë Olmo i ka hapur dyert një rikthimi te Barcelona aty ku me largimin e Lionel Messit mund të shndërrohet një nga lojtarët më të rëndësishëm të projektit të ri.

Exit mobile version