Futbollisti spanjoll Dani Olmo është në prag të një marrëveshjeje të madhe transferimi me Barcelona, pas paraqitjeve të shkëlqyera me kombëtaren spanjolle gjatë Kampionatit Evropian. Sipas raportimeve, Olmo, i cili aktualisht luan për RB Leipzig, pritet të nënshkruajë një kontratë gjashtëvjeçare me klubin katalunas.
Fabrizio Romano ka konfirmuar se Olmo ka arritur marrëveshje personale me Barcelona, ndërsa transferimi pritet të finalizohet gjatë merkatos së verës. Barcelona do të paguajë RB Leipzigut një shumë prej 55 milionë eurosh për shërbimet e talentuarit spanjoll.
Olmo ishte pjesë e skuadrës së Spanjës që fitoi Kampionatin Evropian, duke luajtur një rol kyç në suksesin e tyre. Ai shënoi golin vendimtar në finalen ku Spanja mposhti Anglinë, duke rritur edhe më shumë vlerën e tij në tregun e transferimeve.
Përveç Barcelonës, disa ekipe tjera evropiane treguan interes për mesfushorin ofensiv, por Barcelona arriti të sigurojë shërbimet e tij duke fituar garën për nënshkrimin e kontratës./UBTNews/