Gjigandi katalunas Barcelona është në bisedime të avancuara me agjentin Deco për shërbimet e yllit brazilian Raphinha, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Barcelona po synon që ta transferojë Raphinhan gjatë kësaj vere ku veçse kanë hapur bisedimet me agjentin e tij Deco, ndërsa bisedimet me skuadrën e Leeds United nuk do të fillojnë tani.
Opsion tjetër për “Blaugranët” në repartin e sulmit është edhe sulmuesi i krahut të Ajax, Antony, por që ky i fundit po konsiderohet të jetë i papërballueshëm financiarisht për krerët e Barçës.
Që prej transferimit të tij nga Stade Rennais te Leeds United, Raphinha ka arritur të bëjë 59 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 15 gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.