UBT News

Barcelona ndërpren stërvitjet, shkaktar shpërthimi i virusit COVID-19 në klub

Barcelona i ka shtyrë stërvitjet e së martës, pas shpërthimit të koronavirusit në klub.

Katalunasit janë duke u përgatitur për ndeshjen e La Ligës kundër Athletic Bilbao në San Mames të mërkurën, por nuk do të jenë në gjendje të stërvitin sot në mëngjes, transmeton Gazeta Express.

Të gjithë lojtarët dhe stafi i klubit do të testohen për COVID-19.

Dy anëtarë të stafit të klubit dolën pozitiv në testin për koronavirus dhe klubi është duke gjurmuar për raste të mundshme të reja.

“Testet PCR, të kryera sot (e hënë) tregojnë se dy anëtarë të stafit të ekipit të parë kanë dalë pozitivë për COVID-19”, njoftoi Barcelona në një komunikatë për media.

“Si pasojë, seanca stërvitore e planifikuar për të martën në orën 10:00 është shtyrë”, thuhet në njoftimin e klubit katalunas. 

Exit mobile version