UBT News

​Barcelona merr një goditje të rëndë para El Clásico

Sulmuesi polak Robert Lewandowski është dëmtuar gjatë grumbullimit me Poloninë dhe do të mungojë për rreth katër javë, duke i lënë kështu Barcelonës një goditje të rëndë para “El Clásico” së 26 tetorit.

Testet mjekësore kanë konfirmuar një këputje të kofshës së pasme në këmbën e majtë.

Lewandowski, që shënoi në fitoren 2-0 të Polonisë ndaj Lituanisë, ka zhvilluar këtë sezon 431 minuta me Barcelonën duke realizuar katër gola.

Përveç tij, skuadra katalanase do të jetë pa portierin Joan García, ndërsa Raphinha dhe Dani Olmo mbeten në dyshim për shkak dëmtimeve.

Trajneri Hansi Flick pritet të rikthejë Ferran Torres, Fermín López dhe Lamine Yamal, të cilët janë rikuperuar dhe mund të jenë gati për ndeshjen ndaj Gironas këtë fundjavë./S.K/KP/

Exit mobile version