UBT News

Barcelona me fanella speciale në “El Clasico”

Barcelona do të bart fanella speciale në El Clasico me logon e Rolling Stones në pjesën e përparme të fanellave të tyre për ndeshjen e ardhshme kundër Real Madridit.

Si pjesë e marrëveshjes së sponsorizimit me Spotify, klubi katalanas do të veshë fanellat e edicionit special të cilat do të mbajnë logon ikonike Tongue and Lips.

Kjo është pjesë e një përpjekjeje promovuese pasi The Rolling Stones janë të përgatitur për të nxjerrë albumin e tyre të parë origjinal pas një pauze prej 18 vitesh në Spotify më 20 tetor, të quajtur ‘Hackney Diamonds’.

Që kur Barcelona nënshkroi një marrëveshje me Spotify, ata kanë bashkëpunuar me disa sensacione muzikore duke përfshirë ROSALiA, Drake, Daddy Yankee dhe Pusha T.

Barcelona do të luajë me Athletic Club dhe Shakhtar Donetsk në La Liga dhe Ligën e Kampionëve përpara se të presë Real Madridin më 28 tetor.

Exit mobile version