UBT News

Barcelona me drejtor të ri sportiv

Ramon Planes është drejtori i ri sportiv i Barcelonës, njoftoi klubi katalan.Ai në këtë pozitë zëvendëson francezin Eric Abidal, me të cilin pati mos pajtime për shkak të rezultateve të dobëta sezonin e kaluar, të cilat arritën kulmin pas debaklit nga Bayern 8: 2 në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Planes është 52-vjeç dhe më parë ka punuar në Racing, Alaves dhe Lleida.Në sezonin 2014/15, ai ishte pjesë e sektorit të sportit Tottenham, dhe punoi si drejtor sportiv në Elche, Rayo Vallecano dhe Getafe.

Barcelona gjithashtu sot caktoi Ronaldo Kuman për trajner.

Exit mobile version