UBT News

Barcelona kërkon ‘remontadan’ kundër Sevillës

Barcelona dhe Sevilla do të takohen për herë të dytë brenda katër ditëve, ndërsa brenda këtij muaji ky do të jetë takimi i tretë i tyre, ku sot zhvillohet ndeshja e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Copa del Rey, e njohur ndryshe edhe si Kupa e Mbretit.

30-të herë fituesit e kësaj gare do të kërkojnë të bëjnë “remontadan” kundër Sevillës, ku kjo e fundit udhëheq me rezultat 0:2, nga ndeshja e parë.

Pas humbjes në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve kundër PSG-së me rezultat 4:1, skuadra e Ronald Koeman shpresat i ka tek Kupa e Mbretit, që këtë sezon të sigurojnë të paktën një medalje.

Ndeshja e fundit mes këtyre dy ekipeve ishte në kuadër të La Ligas, ku Barcelona e mposhti Sevillën me rezultat 2:0, me golat e Dembeles dhe Messit.

Tek “Blaugranët” në këtë ndeshje nuk do të paraqiten Philippe Coutinho, Ansu Fati dhe Sergi Roberto për shkak të lëndimeve, ndërsa në dyshim për paraqitje janë mbrojtësit Pique e Araujo, së bashku me mesfushorin Pedri.

Në anën tjetër, Sevilla do të jetë vetëm pa Marcos Acunan dhe Lucas Ocampos.

Formacionet e mundshme:

Barcelona (3-5-2): Ter Stegen; Mingueza, Pique, Umtiti; Dest, De Jong, Busquets, Puig, Alba; Messi, Dembele

Sevilla (4-3-3): Bounou; Navas, Kounde, Carlos, Vidal; Rakitic, Gudelj, Jordan; Torres, En-Nesyri, Suso

Exit mobile version