Tanimë është konfirmuar nga gazetari Fabrizio Romano që sulmuesi i Manchester City-t, Ferran Torres, do të jetë lojtari më i ri i gjigandit katalunas, Barcelona.
Marrëveshja është arritur mes dy klubeve, ku Barça do t’i paguajë dëmshpërblim prej 55 milionë eurosh plus 10 milionë në formë të bonuseve Manchester City-t.
Torres do të nënshkruajë një marrëveshje pesë vjeçare si lojtar i Barcelonës gjatë orëve në vazhdim, ku ka qenë gjithmonë prioritet për trajnerin Xavi.
Po ashtu, Barcelona është duke punuar që të lëshoj sa më shpejtë një komunikatë zyrtare për media në bashkëpunim me Manchester Cityn.