Barcelona është e gatshëm që të bëjë një shkëmbim befasues me Arsenali në këtë afat kalimtar.
Sipas asaj që raporton AS, katalunasit duan t’i ofrojnë shërbimet e Philippe Coutinhos te The Gunners.
Blaugranasit nuk mbështeten më në brazilian dhe duan ta largojnë sa më parë, derisa Arsenali është i interesuar për të.
Por, Barcelona mendon që të ofrojë Coutinhon dhe të marrë si shkëmbim Alexandre Lacazetten ose Pierre-Emerick Aubameyang.
Skuadra londineze është e gatshme që të heq dorë nga dyshja, andaj siç bëhet e ditur nga mediumi spanjoll, marrëveshja mund të realizohet në ditët e ardhshme.
Barcelona nuk mund të ofrojë para, andaj kërkon që shkëmbimi për lojtarët të bëhet kokë më kokë.